×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Perandoria” e Amazon, synon 258 mld dollarë në shitje ne SHBA

Diel, 15 July 2018 15:39

Gjigandi i shitjeve online Amazon vijon të zgjerojë perandorinë e tij brenda Shteteve të Bashkuara, duke theksuar dominancën e kompanisë në sektorin e saj parësor.

Për vitin 2018, Amazon synon të arrijë në 258.22 miliardë dollarë në shitje online vetëm brenda SHBA, çka nënkupton se do të zërë 49.1% të të gjitha shitjeve online në vend, si dhe 5% e të gjithë tregtisë në total.

Kompania e nisi duke shitur libra online, por sot është titani në të gjitha fushat e tregtisë online, nxitur nga një rrjet i fuqishëm të palëve të treta dhe një varietet në zgjerim të mallrave, që nga frutaperimet deri tek industria e modës.

Së shpejti, po i afrohet një pike ku njerëzit do të shpenzojnë më shumë para online tek Amazon se sa tek të gjithë shitësit e tjerë të bërë sëbashku. Ndjekësi më i afërt i Amazon, por shumë shumë larg, është eBay me vetëm 6.6% të shitjeve online, ndjekur nga Apple në vendin e tretë me 3.9%.

Të dhënat janë mbresëlënëse jo vetëm shifrat, por edhe për faktin se rritja e Amazon nuk është ngadalësuar dhe se shitjet janë 29.2% më të larta se viti i kaluar.

Ndërkohë, ndarë sipas kategorive të mallrave të shitur, elektroniket vijojnë të jenë produkti kryesor me ¼ e xhiros vjetore, ndjekur nga moda dhe aksesorët dhe shëndeti e bukuria.

Login to post comments