Një aksident mësohet se ka ndodhur vetëm pak çaste më parë në autostradës Tiranë – Durrës që të çon në Gjirin e Lalzit.
Nga të dhënat e para mësohet se 5 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku raportohet se ka pasur disa të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.