Vrasja e dyfishtë në Shkodër, motra rrëqeth me mesazhin

Diel, 15 July 2018 21:38

Një ngjarje e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u vranë një çift në sy të fëmijës së tyre, ka tronditur mbarë opinion publik.

Pas ngjarjes, përmes një postimi në profilin e saj, Antoneta Ndocit, motra e Silvanës e cila u gjet këtë mëngjes e ekzekutuar së bashku me bashkëjetuesin e saj Boran Berçama, shkruan: “Pushofshi në paqe. S’do t’ju harrojmë kurrë. Do jeni gjithmonë në zemrat tona”.

Ajo ka postuar foton e çiftit që mbeti i vrarë dhe një mbishkrim prekës.

Familjet kane hapur dyert e mortit këtë të diel, ndërsa deri tani policia nuk ka asnjë pistë hetimi lidhur me ngjarjen.

Login to post comments