Faqja më e rëndësishme në Shqipëri është sulmuar 2.5 milionë herë nga hackerat!

Hënë, 16 July 2018 09:11

Sulmet kibernetike nuk janë diçka e pazakontë sot. Mijëra faqe të rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare, kombëtare apo edhe bizneseve bëhen pre e këtyre sulmeve çdo ditë dhe jo të pakta janë rastet kur barrierat e sigurisë thyhen.

Shqipëria nuk është e izoluar nga këto sulme. Një raport i Agjencisë Kombëtare Shoqërisë së Informacionit bën me dije se portali E-Albania u sulmua jo pak por 2.57 milionë herë në vitin  2017 nga hackerat,  dhe në të gjitha këto raste është garantuar mbrojtje nga ana e sistemeve të sigurisë.

“Gjatë vitit 2017, Sektori i Sigurisë mbrojti plotësisht portalin e-Albania nga 2.579.000 tentativa sulmesh kibernetike nëpërmjet sistemeve të saj të mbrojtjes, si dhe burimeve njerëzore. Sa i takon 420 faqeve zyrtare të cilat hostohen në serverët tanë, është regjistruar 1 sulm drejt faqes www.ambasadat.gov.al, i cili nuk arriti të realizohet plotësisht, pra mbeti thjesht si një incident pa rezultat pozitiv” thuhet në raportin e AKSHI-t.

Sot E-Albania është ndoshta faqja më e rëndësishme në vend sa i përket shërbimeve që ofron në interes të institucioneve publike mes njëri-tjetrit, institucioneve dhe biznesit apo institucioneve dhe individëve. Në fund të 2017 në këtë faqe ofroheshin 527 shërbime elektronike si dhe u regjistruan 151 mijë përdorues të rinj duke e çuar totalin në 391 mijë përdorues.

Sipas shifrave zyrtare numri i institucioneve të ndërlidhura në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit arriti në 47 ndërkohe që vihet re një rritje e numrit të transaksioneve të kryera në platformë.

“Gjatë vitit 2017 pati rritje të numrit të transaksioneve të kryera në platformë: Shifra 26.624.830 transaksione është mbi 1.000.000 herë më shumë në krahasim me vitin 2016. Risia më e rëndësishme e portalit gjatë vitit 2017 ishte vula dixhitale dhe moduli i administratës publike për nxjerrjen e dokumenteve administrative për qytetarin. Punonjësve të administratës publike në sportele iu mundësua aksesi i gjenerimit të 29 dokumenteve me vulë dixhitale për qytetarin, duke mos ia kërkuar më atij gjatë aplikimit për shërbime të ndryshme” thuhet në raport.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...