Grabitën dhe plagosin një person në Dibër, policia u bën një surprizë hajdutëve

Hënë, 16 July 2018 09:27

Policia e Dibrës ka bërë me dije ditën e sotme se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku gjatë grabitjes së një banese mbeti i plagosur një person.

Blutë e Dibrës, në njoftimin e shpërndarë për mediat, bëjnë me dije se kanë vënë në pranga Gaetano Hasi,  35 vjeç, banues në fshatin  Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër.

Po ashtu, siç sqaron policia, në pranga është vënë edhe Ilir Shini,  31 vjeç,  banues në fshatin  Brest i Epërm/Kastriot, Dibër.

Arrestimi i tyre është bërë, pasi një ditë më parë, në bashkëpunim  me njëri –tjetrin, rreth orës 03.30, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri E.S, 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes,  shërbimet e policisë gjatë  kontrollit të kryer në  banesën e  Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krehër,  1 jelek antiplumb,  si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë.

Për këtë ngjarje, blutë e Dibrës sqarojnë se materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për hetime të mëtejshme.

/55News.al/

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...