Zbulohet e përbashkëta mes vrasjes së shoferit të Xhafajt dhe çiftit në Shkodër

Hënë, 16 July 2018 11:28

Të tjera detaje janë bërë të ditura rreth ngjarjes që tronditi ditën e djeshme qytetin e Shkodrës, pasi humbën jetën dy persona.
Ish-polici Boran Berçana dhe bashkëjetuesja e tij u vranë në makinën e tyre pak para se të shkonin në shtëpi.

Mësohet se mbi viktimat është qëlluar me 23 plumba të një arme automatike gjermane tip “MP5”, me karikator që zë deri në 30 fishekë plumbash. Ky automatik përdoret gjithashtu edhe nga Garda e Republikës.

Ajo dyshohet se është arma e krimit, duke qenë se te vendi ku ndodhi vrasja policia ka gjetur mbi 20 gëzhoja dhe po ashtu mbetje plumbash të asaj arme. Autori ka qëlluar me breshëri në drejtim të çiftit.
Informacionet e deritanishme bëjnë me dije se dy persona dyshohet se kanë qenë autorët, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje.

Një prej tyre dyshohet se ka qenë autori që ka vrojtuar çdo lëvizje të çiftit dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre me armë, ndërsa tjetri ka luajtur rolin e bashkëpunëtorit, duke drejtuar makinën që më pas i vunë flakën.

Policia dyshon se kemi të bëjmë me një vrasje profesioniste, ndërsa nuk përjashtohet mundësia se mund të jetë me pagesë, duke parë dinamikën e kësaj ngjarjeje dhe veprimet e autorit nga fillimi në fund.
Sipas hetuesve, ish-punonjësi i policisë Bërcana, pasi ka parë autorin e krimit me armë në dorë, është hedhur në anën e partneres së tij për ta mbrojtur atë me trupin e tij.

Djali i vogël dyshohet se ka qenë në gjumë, në pjesën e pasme të makinës, kur ka ndodhur vrasja e dyfishtë, ndërsa më pas i është afruar nënës së tij i tmerruar nga zhurma e të shtënave. Fëmija i vogël ka qëndruar për rreth 5 orë brenda makinës.

Kujtojmë se pak ditë më parë,  me të njëjtën armë gjeti vdekjen edhe shoferi i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deri tani, ngjarja nga policia është klasifikuar si vetëvrasje, ndërsa opozita ka hedhur hije dyshime, duke theksuar se shoferi i ministrit është vrarë.

Modifikuar më Hënë, 16 July 2018 18:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...