Jemi në kohën kur i çmenduri i ka çmendur të gjithë. I Çmenduri i Tiranës rrit taksat dhe tarifat sipas qejfit për t’u vjedhur me koncesionarët e vet dhe të njëjtën metodë po përdorin edhe pronarët e lokaleve në Jug të vendit duke rritur çmimet në mënyrë po aq të çmendur.
Pushime në jug të Shqipërisë? Pse jo, po duhet të merrni parasysh dhe çmimet e kripura që ju ofrohen, dhe shërbimin që hera herës lë për të dëshiruar.
Ka qenë gazetari Klodian Tomorri ai që ka publikuar një kupon tatimor, ku shihet se vetëm një omletë me vezë ka kushtuar 800 lekë te reja.
Gazetari shkruan se dhe në Manhattan kokrra e vezës maksimumi arrin që të shitet 5 dollarë, ndërsa në Shqipëri, përveç çmimit mund të kapësh dhe ndonjë ‘’okazion”, të jesh në mes të plumbave.
‘’Ne doëntoën Manhattan kokrra e vezes ben maksimumi 5 dollare. Ne vendin me brekegrisur te Europes veza kushton 8 mije leke. Pervec kesaj mund te kapesh Okazion edhe ndonje plumb bytheve.
Te keqen e turizmit. Une ta di se i kam te gjitha falas nuk shkoj asnje sekonde per pushime ne jug’’, shkruan Tomorri.
Kujtojmë se pak ditë më parë në një nga lokalet dhe hotelet më të frekuentuara të Dhërmiut një përplasje me armë terrorizoi jo pak pushuesit, duke i vënë jetën e tyre në rrezik. RD