"Energjia e talenti i të rinjve e bëjnë vendin me konkurrues dhe të zhvilluar"

Hënë, 16 July 2018 13:26

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë në Lezhë ku është takuar me stafin dhe studentët e shkollës jopublike të përgjithshme dhe profesionale "Rogacionistët" në Lezhë.

Këtë aktivitete Presidenti Meta e zhvilloi në kuadrin e Ditës së aftësive rinore

“Një ndër investimet më të mira në drejtim të arsimit profesional”, e quajti Meta këtë shkollë.

“Kur energjia dhe talenti i të rinjve, përfitojnë dije dhe aftësim profesional, tregu i punës bëhet më i zhvilluar e konkurrues dhe rritet mundësia, që të gjejnë punë më cilësore e të mirëpaguara në vendin tonë.

Shkolla jopublike e përgjithshme dhe profesionale "Rogacionistët" në Lezhë, që vizitova sot në kuadrin e Ditës së aftësive rinore, është një ndër investimet më të mira në drejtim të arsimit profesional. Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me dhjetëra të reja e të rinj, të cilët me shumë përkushtim mësojnë zanate që i shërbejnë dhe turizmit, siç janë qëndisjet e mrekullueshme artistike me dorë për vajzat, recetat e shijshme të kuzhinës; apo marrin dije dhe kreativitet për energjitë e rinovueshme, një aspekt shumë i rëndësishëm i zhvillimit të ekonomisë së qëndrueshme të vendit”, shkruan në Facebook Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Modifikuar më Hënë, 16 July 2018 13:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...