Pse po e fshehin me forcë projektin tek Teatri? Çfarë po fsheh Rama?

Hënë, 16 July 2018 14:01

Partia Demokratike ka deklaruar sot se është e vendosur të çmontojë mashtrimin e kryeministrit Edi Rama  me projektin që ka ndërmend të zbatojë me kompaninë Fusha në qëndrën historike të Tiranës për të fituar 205 milionë euro duke shembur edhe Teatrin Kombëtar. Pyetjet që ngrihen dhe nuk po marrin dot përgjigje, janë:  Pse të gjithë fshehin propozimin e Fushës, pse e fshehin projektin e kompanisë Fusha? Çfarë fshihet pas mungesës së transparencës? Kryetarja e komisionit të Informimit, Albana Vokshi, i denoncoi sot para medias manovrat.

Pjesë nga Deklarata

"Qeveria ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të japë informacion. Disa deputetë të opozitës i kërkuan informacion kryeregjistruesit. Informacioni është detyrim për t’u dhënë. Në dëgjesën e parë, kryeregjistruesi refuzoi të paraqitet dhe të dërgonte informacionin. Në dëgjesën e sotme, po me urdhër të Ramës, kryeregjistruesi refuzoi të jepte informacionin. Kreyregjistruesi refuzoi të jepte përgjigje mbi pronësinë e Teatrit.

Është e drejtë e Kuvendit, e opozitës, e drejtë e publikut të dijë sa pronë ka kompania Fusha, për të cilën Rama ka hartuar nëj ligj të posaçëm duke marrë truall nga qendra historike dhe duke shembur Teatrin. Kryetari i ZRPP refuzoi të japë përgjigje se kush janë pronarët kufitarë dhe nëse Fusha është vërtet pronar kufitar? Çfarë e detyron Edi Ramën të mos bëjë transparencë? Ç’e detyron Ramën të urdhërojë bojkotin e mbledhjes së Komisionit?

Pse të gjithë fshehin propozimin e Fushës, pse fshehin projektin e kompanisë Fusha? Çfarë fshihet pas mungesës së transparencës?

PD e ka të qartë se institucionet mund ta shkelin ligjin me urdhër të Ramën, por është e vendosur të çmontojë mashtrimin e Ramës që synon të fitojë 205 milionë euro".

Modifikuar më Hënë, 16 July 2018 14:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...