Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga forcimi gradual i fushës barike me presion të lartë atmosferik me qëndër të pozicionuar në detin Mesdhe e cila do të kushtëzojë vendin tonë dhe Kosovën mot të qëndrueshëm.
Dita e premte, datë 20 korrik moti do të jetë me vazhdojë me alternime kthjellimesh përgjate Ultësirës Perëndimore dhe vranësira të pakta deri në mesatare në zonat malore . Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1.0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 16/28°C
Zonat e ulëta 19/32°C
Zonat bregdetare 21/33°C