Ku shkojnë super të pasurit për të blerë një pasaportë – Ja shtetet që e kanë kthyer në biznes

Premte, 20 July 2018 09:35

Për ta kushton shumë pak. Më pak se një avion privat, më pak se një superjaht. Ama një pasaportë e dytë, e tretë ose e katërt është bërë një trofe për super të pasurit.

Edhe qytetarët më të pushtetshëm të botës kanë nevojë për një plan të dytë, në rast të një revolucioni apo trazirave në vendet e tyre të origjinës.

“Blerësit e pasur kërkojnë siguri”, shprehet Christian Kalin, drejtor i “Henley & Partners”, e cila ofron këshilla mbi shtetësinë dhe publikon renditjen e kombësive më me vlerë (në krye është Franca).

Teksa shumë shtete lejojnë individët me leje qëndrimi të aplikojnë për shtetësinë pasi përmbushin disa kritere të caktuara, vetëm 10 vende lejojnë të huajt të blejnë menjëherë shtetësinë. Shumica kërkojnë një pagesë në formën e një investimi direkt, zakonisht në prona apo biznese në vend.

Fondi Monetar Ndërkombëtar klasifikon 8 prej tyre si qendra financiare offshore. Megjithatë, Kalin shprehet se klientëve u intereson stabiliteti, jo shmangja e taksave. Një tjetër motiv është mundësia për t’u mburrur.

“Nëse ke një jaht dhe dy aeroplanë, gjëja e tjetër që të duhet është një pasaportë malteze. Është simboli më i fundit i statusit. Kemi pasur klientë që thjesht preferojnë të koleksionojnë disa nënshtetësi”, thotë Kalin.

Të dhënat e mëposhtme tregojnë sa sa është investimi minimal që garanton “blerjen” e shtetësisë në 10 vende:

Shteti Kostoja e shtetësisë Tatimi mbi fitimin Taksa e korporatave Në shitje që prej vitit:
Austria $23,750,000 28% 25.0% 1985
Qipro $2,375,000 20% 12.5% 2002
Malta $1,065,000 12% 35.0% 2014
Turqia $1,000,000 35% 22.0% 2017
Vanuatu $226,500 0% 0.0% 2017
Grenada $208,250 12% 30.0% 2013
St. Kitts dhe Nevis $150,000 0% 35.0% 1984
Saint Lucia $100,000 0% 30.0% 2015
Dominica $100,000 0% 25.0% 1993
Antigua dhe Barbuda $100,000 0% 0.0% 2013
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...