Një 48-vjeçare shqiptare është arrestuar në Marousi të Athinës. Mësohet se gjatë kontrollin në bahçen e shtëpisë se saj, u gjet e groposur, brenda në një vazo qelqi me oriz 1 kg heroinë.
Mediat greke raportojnë se shqiptarja është bashkëshortja e një prej 24 të arrestuarve në 29 qershor, ku u godit një grup shqiptaro-grek i trafikut të drogës dhe u sekuestruan mbi 10 kg marijuanë dhe sasi të tjera kokaine dhe heroine.
Po ashtu bëhet e ditur se grupi drejtohej nga një shqiptar.