Në një kohë që ligji i miratuar për shembjen e Teatrit nuk ka hyrë në fuqi pasi ende nuk është dekretuar nga Presidenti, ka nisur shembja e Teatrit nga banda e Ramës. Në orët e mbrëmjes janë shkulur tabelat e reklamave të Tetarit që qëndronin aty. Po ashtu janë hequr edhe kabllot e ndriçimit. Më herët gjatë natës së djeshme banda e policisë bashkiake ka sulmuar dhe ka hapur vrima të mëdha në muret e Teatrit.
Janë hequr tabelat e reklamave, tabela kryesore ‘Eja në teatër’, dhe po zhdukën të gjithë prozhektorët e Teatrit!
Robert Budina u shpreh se ky është një provokim. “Jemi në gjendje të reagojmë. Ky është një veprim që nuk duhet të bëhet pa u zbatuar ligji. Mund të shkojmë në një prag përplasje. Unë e pashë me shumë pozitivitet diskutimin me ndërkombëtarët.” Ndërkohë që aktori Neritan Liçaj u shpreh se po i japin urdhërat me gojë dhe kjo është diktaturë. Liçaj deklaroi se kemi informacion se ka zhvendosje të objekteve brenda Teatrit Kombëtar.
Një ditë më parë, Bashkia e Tiranës shpërndau në media lajmin se në pjesën e pasme të Teatrit, muri ishte degraduar deri në atë pikë, sa ishin hapur vrima të mëdha, por sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha kjo ishte kryer nga policët bashkiakë.
“Atyre horrave të Policisë Bashkiake që çon për të hapur vrima në muret e vjetra dua t’i kujtoj kryetalebanit që qendrat e disa qytetareve evropiane u rrafshuan në luftën e dytë botërore dhe i ringritën për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore”, tha ai.