Afër 6 muaj pas vrasjes, një shqiptar është prangosur nga policia greke në Selanik.
Shqiptari 23-vjeçar është prangosur në kohën kur po bënte përpjekje për të kaluar kufirin e për të mbërritur në Shqipëri.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari akuzohet si një nga autorët e vrasjes së një tjetër shqiptari, ngjarje e ndodhur në 28 janar të këtij viti po në Selanik.
Krimi kishte ndodhur gjatë një përleshje të ndodhur mes dy grupeve.
I riu shqiptar është dërguar në qelitë e policisë së Selanikut, në pritje të gjykatës.