Aciditeti dhe Urthi – Shkaqet dhe hapat e thjeshtë për qetësim

Diel, 22 July 2018 08:05

Janë rreth 60 milion njerëz në mbarë botën që preken nga aciditeti i stomakut apo urthi të paktën një herë në ditë.

Urthi përbën një nga çrregullimet më të përhapura të sistemit tretës në botë.
Miliarda dollarë shpenzohen çdo vit në medikamente kundër këtyre simptomave.
Ndjesia e djegies që përshkruhet nga njerëzit e prekur nga urthi vjen si pasojë e aciditetit të lartë ose atij të ulët.
Urthi dhe Aciditeti
Teoritë më të fundit shkencore në lidhje me këtë çështje është se urthi ndizet gjithnjë e më shumë me kalimin e moshës.
Është e rëndësishme të kuptohet se ajo që shkakton ndjesinë e djegies është acidi i stomakut që rikthehet në ezofag.
Prania e aciditetit në këtë tub muskular shkakton shqetësim, sepse ezofagu nuk ka funksionin mbrojtës ndaj aciditetit.
Urthi nxitet nga shumë faktorë, përfshirë ngrënia e tepërt, mbipesha, përkulja ose shtrirja pas të ngrënit dhe ngrënia e ushqimeve pikante ose me shumë yndyrë.
Ndjeshmëria ndaj ushqimit dhe infeksionet
Urthi shkaktohet edhe nga ndjeshmëria e lartë ndaj glutenit ose laktozës por edhe nga myku dhe infeksionet në sistemin tretës.
Mbipopullimi i mykut ose baktereve nxitet nga keqpërdorimi i antibiotikëve, ushqyerja me ushqime të përpunuara, stresi, ambienti dhe mbipesha.
Hapa të rëndësishëm për aciditetin dhe urthin
Pak Karbohidrate
Ekspertët thonë se një regjim ushqimor me pak karbohidrate është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin e stomakut.
Një regjim i tillë nënkupton të hani më pak se 20 gramë karbohidrate në ditë.
Heqja dorë nga gruri
Shumë njerëz kanë vënë re një përmirësim të simptomave të urthit ose zhdukje të tyre me zbatimin e një regjimi ushqimor pa nënprodukte të grurit.
Mjaft me ushqimet e shpejta 
Ushqimet e shpejta dhe të përpunuara, veçanërisht ato të ëmblat përkeqësojnë simptomat e urthit.
Hani disa vakte gjatë ditës me perime, supa, oriz, peshk dhe mish pule.
Hiqni dorë nga ushqimet pikante dhe kafeja.
Më e rëndësishmja është që të mos konsumoni ushqim 3 orë përpara se të shkoni për të fjetur.
Myku dhe Infeksionet
Ekstrakti i gjethes së ullirit është shumë efikas kundër mikrobeve, baktereve dhe mykut.
Ky ekstrakt përmban 400% më shumë fuqi antioksiduese se vitamina C dhe 200% më shumë se çaji jeshil.  Hudhra është një tjetër ushqim që ju ndihmon të zhdukni mykun nga organizmi.
Hudhra përmban alicinë që është përbërësi më aktiv kundër mykut dhe infeksioneve në stomak.
Hani të paktën një thelb hudhër në ditë për të mbajtur infeksionet larg./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Login to post comments