Një shpërthim i fuqishëm me tritol është regjistruar në orët e para të kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë stacionit të Trenit, në lagjen “24 maji”, ndërsa sasia e tritolit iu vendos një mjeti tip “Benz” me targa AA 720 FD.
Automjeti i parkuar poshtë pallatit ishte në pronësi të një djali të ri nga ky qytet. Polica e ka marrë atë në pyetje, por ende nuk ka të dhëna mbi dëshminë e tij.
Sipas bluve të Vlorës, shpërthimi dyshohet të jetë një paralajmërim që i bëhet pronarit apo dikujt tjetër që ka lidhje me të.