Një shpërthim me tritol në një mjet të parkuar ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
Mësohet se mjeti është një pronësi të të riut Agaim Islamaj, 30 vjeç. Sipas burimeve nga Policia, shpërthimi dyshohet të jetë një paralajmërim që i bëhet pronarit apo dikujt tjetër që ka lidhje me të. Tritoli ka qenë vendosur poshtë makinës nga krahu i pasagjerit.
Automjeti ka qenë i parkuar para pallatit. Sipas dëshmive pronari i automjetit kishte vëtëm një orë që kishte parkuar dhe më pas është ngjitur në banesë bashkë me familjen e tij.
Raportohet se nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.
Njoftimi policisë
Më datë 22.07.2018, rreth orës 07:34, në lagjen ”24 Maji”, është dëmtuar pjesërisht me shpërthim mjeti tip ”Benz” me targa AA720FD, në pronësi të shtetasit A.I., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.