Të hënën rikthehen shirat, ja zonat ku do të jenë më intensivë

Diel, 22 July 2018 12:37

Sipas njoftimit të IGJEUM ditën e nesërme, të hënën, më 23 korrik,  priten të fillojnë reshje shiu gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të vendit ato do të jenë mesatare dhe lokalisht deri intensive. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.

Të hënën, dt.23, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 32 °C

në vendet e ulëta: 20 / 31 °C

në vendet malore: 15 / 28°C

Sot pasdite (e diel, dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës (për momente të shkurtra deri e fortë).

Login to post comments