Pas 113 vjetësh gjendet anija me 200 tonë ari

Diel, 22 July 2018 15:41

Një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut, ka zbuluar mbetjet e luftanijes ruse Dimitri Donskoi, e cila ishte fundosur 113 vite më parë.

Luftanija u nis nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, dhe qëllim kishte të mos binte në duart e japonezëve gjatë betejës së Tsushimas në kohën e luftës ruso-japoneze.

Ekspertët thonë se në momentin e fundosjes luftanija ruse kishte në bord 200 tonë ar me vlerë 133 miliardë dollarë, shkruan tch.

Për vite me radhë është kërkuar për gjetjen e kësaj luftanijeje, por ajo u zbulua vetëm së fundmi në një thellësi 434 metra, rreth një milje larg brigjeve të Ulleungdos. Ata po punojnë për të nxjerrë jashtë arin, që ndodhet i futur në kuti prej hekuri.

Login to post comments