Vizita e Kolindës në Tiranë ‘lajthit’ Vuçiçin, bën deklaratën e beftë

Hënë, 23 July 2018 11:41

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pasi ka fabrikuar një ‘fake news’ mbi një deklaratë të pathënë të Presidentes kroate në Tiranë, ka treguar se çfarë përfaqëson në të vërtetë.

Vuçiç duke pretenduar se Kolinda Grabar Kitaroviç ka thënë se me ‘shqiptarët jemi vellëzër nën armë’, deklarate qe nuk është bërë në fakt, ai ka shtuar se ‘nuk na duhen vëllezër, por miq.

‘Nuk më intereson se sa vdekje ka në Kroaci’, ka thënë Vuçiç.

Deklarata e Vuçiç

Urime për vëllazërinë, por ne nuk na duhen vëllezër.

Urime për deklaratën, por neve nuk na duhen vëllezër, por miq, ata le të bëhen vëllezër, ne të shikojmë drejt përparimit ekonomik.

Sesa jetë humbasin në Kroaci, nuk është meraku as imi, as i Serbisë. Nëse dikush mendon se unë veçanërisht duhet të mërzitem, u them se as më intereson fare.

Ne punojmë për vete, për të patur sa më shumë fëmijë të zgjuar të cilët shikojnë drejt të ardhmes.auto_Screenshot_11532291277.jpg

Modifikuar më Hënë, 23 July 2018 11:46
Login to post comments