Lajm i keq për pushuesit, ja kur priten reshjet e shiut

Hënë, 23 July 2018 12:56

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot pasdite pritet rrezik “i ulët” në qarkun Korçë për sa i përket zjarreve ndërsa qarqet e tjera nuk janë të rrezikuara.

Sipas IGJEUM Sot pasdite priten të fillojnë reshje në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të qarqeve ato do të jenë mesatare, deri lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.

Nesër reshjet do të vazhdojnë gjatë orëve të paradites, por në pakësim gradual.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 28 °C, në vendet e ulëta: 17 / 29 °C dhe në vendet malore: 13 / 25 °C.

Login to post comments