Ka kohë që Tirana është një qytet i paparashikueshëm, kur bie fjala për motin.
Pas ditësh të tëra me temperatura të nxehta, moti ka ndryshuar menjëherë dhe jo vetëm në Tiranë, por kudo në Shqipëri.
Reshje shiu dhe breshëri kanë rënë në disa qytete të vendit mesditën e sotme.
Në qytetin e Elbasanit, përveç shiut, për disa momente ka rënë breshër.
Gjithashtu edhe në Mat ka renë breshër i madh.