Moti i keq që ka përfhsirë Shqipërinë ditën e sotme, ka sjellë një situatë të rënduar në zonën jugore të tij.
Vlora, është përfshirë nga erërat e forta, duke e lënë qytetin në errësirë.
Po ashtu edhe nga Fieri raportohet një situatë kaotike, ku erërat e forta dhe shirat e dendur kanë lënë pa energji elekrtrike banorët e qytetit.
Në lagjen ’15 tetori’, xhamat e dyqaneve janë thyer dhe pemët janë rrëzuar në rrugë.
Demet e shkaktuara deri më tani në zonat e jugut raportohet se janë në bujqësi. Në Fier, Mallakastër dhe Lushnje fermerët raportojnë dëme në të mbjella, frutikulturë dhe në sera.
Në autostradën Tiranë-Durrës është krijuar një radhë e gjatë makinash. Bllokimi i autosdradës ka sjellë dhe vështirësi në qarkullim.
Po ashtu në veri të vendit mëngjesin e sotëm u raportua se Shkodra është paraqitur me probleme të mëdha.Reshjet e dednura të shiut kanë përmbytur spitalin Rajonal të Shkodrës. Konkretisht është përmbytur reparti i imazherisë, dhe sipas raportimeve gjithë shiu futet brenda.