Gjirokastra është tronditur pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë.
Një i ri ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.
Xhuliano Koçiu ka qenë duke kullotur bagëtitë kur është goditur nga rrufeja.
21 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ja ka dalë.
Sakaq kohët e fundit ky nuk është rasti i vetëm që rrufeja ka shkaktuar viktima në Shqipëri.
Me datë 17 në fshatin Sukaj - Dajç, në Shkodër, një rrufe ka goditur një traktor në një arë, në të cilin ishin 3 shtetas duke punuar tokën me të.