KPK-ja ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra ish - gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Ervin Metalla.
Edhe pse sipas ILDKPKI-së ish-gjyqtari nuk kishte probleme me pasurinë, ajo që e ka dëmtuar ka qenë kërkesa e tij për një kredi të butë. Metalla e kundërshtoi këtë vendimin por KPK-ja e shkarkoi.
Pas këtij vendimi, ish-gjyqatari reagimi i tij nëpërmjet një satusi në ‘Facebook’ ishte epik me poezinë “ Ku ta dija unë i varfri”...
“KU TA DIJA UNE I VARFRI
Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën, dola malit
Të luftoja per liri,
Ku ta dija une i shkreti
Se armiku ishe ti.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja ne furtunë;
Ku ta dija une i ngrati
Se armiku isha unë.”