Pas tragjedisë se përmasave të frikshme që ka goditur Greqinë me një bilanc të viktimave që rritet çdo moment pas zjarreve të frikshme që nisen dje pasdite vjen edhe një njoftim nga ambasada shqiptare ne kryeqytetin grek.
Gazetari Robert Goro shkruna ora news, ka kontaktuar me ambasadën shqiptare në Athinë ku është shprehur se deri tani nuk ka të dhëna se mes viktimave të zjarrit të ketë edhe shqiptarë. Ambasada informon se është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e komunitetit në zonat e goditura nga zjarri dhe autoritetet lokale.
Ndërsa zjarret rreth Athinës po vazhdojnë për të dytën ditë, bilanci deri më tani rezulton tepër tragjik. Mediat greke flasin për më shumë se 50 të vdekur dhe mbi 150 persona të plagosur.