Tirana është i vetmi kryeqytet në Evropë ku pa frikë mund të përdorësh termin ‘kriminal’ për situatën e trafikut dhe kaosit urban që krijohet pothuajse çdo ditë.
Të gjendur para një super-trafiku në Tiranë paralizohet pothuajse gjithçka; transporti urban, lëvizja e qytetarëve, policia dhe ajo që e bën më kriminale është fakti që jo rrallë shohim ambulanca me të sëmurë rëndë që mbeten në trafik për orë të tëra.
Vetëm sot, sipas një vëzhgimi që bëmë, trafiku është paralizuar totalisht në Rrugën e Durrës, Rrugën e Kavajës, rruga të Banka e Shqipërisë apo edhe ajo të Hotel Plazza.
Lali Kulla duket se nuk shqetësohet fare për këtë situatë. Ai nuk bën asgjë edhe pse është fajtori i vetëm. Afatet e punimeve janë shkelur në maksimum dhe Lali rri duarkryq. Nuk mund t’i bëjë asgjë oligarkëve që u ka dhënë të gjitha tenderët.
Tiranasit dhe të gjithë shqiptarët që vizitojnë kryeqytetin e vendit të tyre do të duhet ta durojnë këtë paralizim ekstrem pasi Lali ka punë me kullat dhe betonizimin. Ambulancat me të sëmurët rëndë në trafik për të janë thjesht efekt anësor. /55news.al/