Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka theksuar se mungesa e vëmendjes së qeverisë Rama ndaj mjekësisë dhe Spitalit Rajonal të Shkodrës solli që mjekët dhe stafi mjekësor i këtij spitali të jenë në mëshirë të fatit.
Spaho tha se në pak minuta shi u përmbyt i gjithë shërbimi i radiologjisë dhe jo vetëm. 2 vite më parë ka pasur një rikonstruksion të kësaj godine e cila e bën edhe me shqetësuese dhe implikon institucionet drejtuese të Shëndetësisë shqiptare. Ai denoncon qeverinë Rama për neglizhencë dhe paaftësi, gjithashtu deputeti bën thirrje të merren masat për të zgjidhur menjëherë këtë situatë.