Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur solidaritetin e thellë dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve greke pas zjarreve që pushtuan Athinën dhe rrethinat e saj.
Postimi i plotë
Athina dhe rrethinat e saj ne flake!
Te dashur miq, zjarr te papermbajtshem ka rene ne Athine, kryeqytetin e Greqise, i cili sipas te dhenave ka marre jeten e mbi 50 qytetareve dhe plagosur qindra te tjere, te te gjitha moshave. Perveç ketyre, jane shkrumbuar qindra e qindra shtepi dhe hektar me ullinj dhe agrume.
Duke shprehur solidaritetin tim te thelle dhe ngushellimet me te ndjera familjeve te viktimave dhe autoriteteve te vendit fqinj, uroj sherim te shpejte te plagosurve dhe paqen e merituar viktimave te kesaj tragjedie! sb