Situata është shumë e rëndë dhe tragjike. Numri i viktimave është i lartë dhe pritet të jetë në rritje pasi disa persona janë të humbur.
Ambasadorja në Greqi, Ardiana Hodbari identifikon shqiptaren e plagosur nga flakët që kanë shpërthyer në periferi të Athinës.
Deri në këto momente vetëm ky është rasti i raportuar zyrtarisht.
Bëhet fjalë për një grua 63 vjeçare nga Berati.
Besohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën.