Gati çdo javë zbulohen parcela me kanabis në rrethin e Tepelenës. Së fundi në fshatin Maricaj të Bashkisë Memaliaj u zbulua një parcelë me 277 rrënjë kanabis. Droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar, për të mos rënë në sy. Policia e ka asgjësuar në vend me anë të djegies, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.