Kthjellimet vijojnë në zonat bregdetare por vranësira kalimtare do ketë në zonat malore kryesisht në ekstremin Verior ku priten rrebeshe shiu.
Pasditja fuqizon vranësirat në zonat malore duke sjellë shira të izoluar në Veri dhe Qendër por rrebeshe të përkohshme do të ketë Juglindja ndërsa Jugperëndimi mbetet kryesisht me kthjellime.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke shënuar maksimalisht 33°C.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë.