Qoka e radhës 110 milion lekë e Lal Erit i jepet Anri Salës

E mërkurë, 25 July 2018 08:51

Si Rama ashtu edhe Veliaj janë të përkushtuar për tu dhënë sa më shumë para nga fondet buxhetore miqve të tyre. Denoncimet e PD, por dhe Departamentit Antikorrupsion kanë qenë të shumta si ky rasti i favorizimit të Anri Salës.

Ja denoncimi i Departamentit Antikorrupsion në PD

51N4E e famshmja studio që lidhet me Anri Salën, nuk mjaftohet me fytyrën e vet në kapjen e fondeve publike pa kursim, por së fundmi përdor dhe fytyrën e shoqerisë së sapoformuar "I RI", ku kjo shoqëri zotëron 50% dhe ortaku tjetër (Gent Agolli) është gjithashtu arkitekt - pjesë e stafit të 51N4E.
Shoqeria bijë e sapoformuar, falë shoqërisë mëmë, e ka nisur me bereqet veprimtarinë e saj, kjo falë, si në të shumtën e rasteve, Bashkisë Tiranë.
Fiton tenderin me objekt “Studim projektim, për objektin: “Rehabilitimi i bulevardit Zogu I-rë”, me vlerë 110 milion lekë.
Nëse bashkia nuk do t'i kish bërë qokën e radhës Anri Salës së Valdetës së Edi Ramës, buxhetit të shtetit do t’i kursehej plot 78 milion lekë po të zbatohej ligji dhe të fitonte shoqëria me ofertën 32 milion lekë dhe jo 110 milion lekë sa vlente qoka e shoqërisë kliente.

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 19:39
Login to post comments