Rovena Gashi, prokurorja e pezullua nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku nuk arriti të kalojë vetingun.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit lexoi sot vendimin ndaj prokurores Rovena Gashi.
Vetë prokurorja nuk ishte e pranishme në seancë kur u dha vendimi, ndërsa herën e kaluar përmes një shkrese mbi 20 faqe dorëzuar trupës gjykuese të KPK deklaronte se refuzonte të paraqitej duke hedhur aludime se vendimi ishte paracaktuar para se të caktohej seanca.