Sergio Marchionne, ishte drejtori ekzekutiv i Fiat Chrysler, Ferrarit dhe Maseratit.
Ai u njoh gjerësisht për kthesën e madhe që i bëri kompanisë së automobilave Fiat,duke bëre që ajo të kishte një rritje jashtëzakonisht të shpejtë në më pak se dy vite.
Vdekja e tij në moshën 66-vjecare u konfirmua të mërkurën nga Exor NV, kompania e familjes Agnelli që themeloi Fiat, pak ditë pasi Marchionne u zëvendësua si CEO. Shëndeti i tij kishte rënë pas komplikimeve nga kirurgjia e shpatullave.
Marchionne, i cili dallohej për nuhatjen e tij në industrinë e automobilave si dhe rregullimet e koorporatave, ishte drejtori i pestë i Fiat.
Rikthimi i Fiat
Deri në vitin 2005, ai i dha kompanisë një fitim prej 2 miliardë dollarësh nga një aleancë me “General Motors Co”, duke shkurtuar mijëra punëtorë, duke futur modele të reja dhe duke shkurtuar kohën që duhej për të futur në treg një makine të re nga 4 vite në 18 muaj.
Në vitin 2009, administrata e Presidentit amerikan Barak Obama njoftoi se Fiat do të merrte kontrollin e Chrysler LLC, duke shpëtuar kompaninë amerikane nga falimentimi.
“Nuk më intereson se me çfarë burri të ashpër më duhet të punoj, ai shpëtoi kompaninë tonë” – tha Cass Burch, ndërmjetës i Chrysler dhe Jeep në Georgia.- Ai meriton një statujë bronzi.
Gjatë mandatit të tij në Fiat, Marchionne nxiti vlerën e kompanisë në më shumë se 10 fish duke ristrukturuar biznesin e makinave dhe duke ndarë asetet. Ndër ngritjet më të mëdha ishte renditja e 2015 e Ferrari NV, ku Marchionne gjithashtu shërbeu si CEO.
Marrëveshja e Chrysler ishte pjesë e një fushate të gjatë që Marchionne kishte bërë për të nxitur konsolidimin në industrinë e automobilave. Për këtë qëllim, ai bëri fushatë publike për një bashkim me “General Motors Co” në vitin 2015, por u kundërshtua nga prodhuesi i makinave të SHBA.
Marchionne kishte planifikuar të linte Fiat në 2019, por me shëndetin e tij u përkeqësua, më 21 korrik ai u zëvendësua nga Mike Manley, kreu i markave Jeep.
Marchionne u lind më 17 qershor 1952 në Chieti, një qytet në afërsi të detit Adriatik në Italinë Qendrore.