Faturat e energjisë, Studimi: Familjet më të ardhura nën 25 mijë lekë, i paguajnë më shtrenjtë

E Enjte, 26 July 2018 08:17

Familjet me të ardhur nën 25 mijë lekë në muaj, ku kryesisht bëjnë pjesë pensionistët, i paguajnë “më shtrenjtë” faturat e energjisë elektrike, në krahasim me familjet që regjistrojnë të ardhura mbi 50 mijë lekë në muaj. Në këtë përfundim ka arritur studimi “Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa përmes konceptit të varfërisë energjetike”, i cili përfshiu 1539 familje në 5 qarqe të vendit.

Referuar raportit, familjet me të ardhura mesatare nën 10 mijë lekë në muaj shpenzojnë 36% të të ardhurave të tyre për të paguar faturën e energjisë. Ndërkohë që familjet me të ardhura mesatare 10 mijë -25 mijë lekë shpenzojë 19.5% për të kryer këtë pagesë. Sasia e të ardhurave që shkon për faturën e energjisë ulet me rritjen e të ardhurave, duke shkuar në 12% për familjet me mbi 50 mijë lekë të ardhura. Të pyetur nëse hasin vështirësi në pagesën e faturës së energjisë elektrike, 62% e të intervistuarve janë përgjigjur “po”, ndërkohë që kjo vështirësi, përkthehet në vështirësi për sigurimin e shërbimeve bazë të domosdoshme jetësore, ku përfshihet fikja e ngrohjes apo ngrohja vetën e një dhome, fikja e dritave në shtëpi; përdorimi më pak i ujit të ngrohtë; konsumimi i më pak ushqimeve dhe pijeve të ngrohta gjatë dimrit, etj.
Aktualisht masa e pensionit të vendit tonë varion nga 7 mijë lekë deri në 25 mijë lekë, ndërkohë që të paktë janë pensionistët që falë skemës së re që po aplikohet vitet e fundit, sigurojnë të ardhura disi më të larta. Ndërkaq, prej datës 1 janar 2015 kur u hoq fasha mbrojtëse prej 300 kw, u përcaktua një masë kompensimi prej 640 lekësh më muaj. Po ashtu, pensionistët përfitojnë edhe një kompensim të dytë për energjinë prej 648 lekësh, por sipas studimit të sipërpërmendur, “rezultatet tregojnë se, duhet të ekzistojnë më tepër masa dhe politika që mbështesin financiarisht shtresa të ndryshe, qofshin në nevojë apo jo për të përballuar dhe përmbushur çdo kërkesë minimale jetese”. Monitor

ftr.jpg

Modifikuar më E Enjte, 26 July 2018 08:18

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...