Më 26 korrik moti do të jetë i paqëndrueshëm me alternime vranësirash përgjatë vijës bregdetare, ndërsa mesdita sërish do të jetë me reshje shiu në zonat e ulëta dhe zonat malore dhe zonë qendrore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 14/28°C
Zonat e ulëta 19/34°C
Zonat bregdetare 20/33°C