Një person i shpallur në kërkim u vu në prangat e policisë në Mamurras.
Operacioni " Mamurrasi" solli arrestimin e Emiljan Lleshaj, 22 vjeç, banues në Mamurras ( i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale)
I riu ishte në kërkim për një ngjarje të regjistruar me 7 korrik në Mamurras.
Lleshaj kishte qëlluar me armë zjarri në ajër në qendër të qytetit si dhe nuk i është bindur punonjësve të policisë
"Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, për veprat penale " Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit" "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", parashikuar nga nenet 278/3, 274 dhe 242 të Kodit Penal, pasi më datë 07.07.2018, në qytet Mamurras, duke lëvizur me mjetin e tij tip Audi, ka qëlluar në ajër me armë zjarri si dhe është larguar duke mos u bindur punonjësve të policisë" sqaron policia.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest më burg".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.