Këshilli Bashkiak në Vlorë ka miratuar një tjetër taksë për qytetarët dhe turistët. Çdo individ që do të udhëtojë drejt gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit do të jetë i detyruar të paguaj 200 lekë çdo herë që viziton këto zona.
Në fillim të sezonit u miratua taksa për ishullin e Sazanit, ndërsa sot është miratuar edhe për Karaburunin. Ky projekt-vendim u kundërshtua nga këshilltarët e djathtë, ndërsa u miratua me shumicë votash nga këshilltarët e majtë.