Lirohet nga paraburgimi Dashamir Xhika
Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi masën e sigurisë për ish drejtorin e Autoritetit Rrugor nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".
Xhika u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Së bashku me 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku Prokuroria i akuzon se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 mln dollarë në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.