Jorgo Zografi i dytë kërcënon qytetarin sepse i kërkon llogari për faljen e detit

E Enjte, 26 July 2018 15:26

Nga Sali Berisha

Te dashur miq, tradhtia i ka shkatërruar nervat Jorgo Zografit te dyte, siç po e quajne rendom mediat Edvinin per shkak te marreveshjes se tij te fshehte te coptimit te ri te trojeve shqiptare.

Dje, nje qytatar patriot i kerkon llogari Zografit te dyte ne FB e ketij te te fundit per faljen Greqise me marreveshjen e fshehte te Londres me kryeministrin Cipras te se paku 1250 km katror siperfaqe deti dhe triliona fuçi nafe dhe gazi, pasuri kombetare e shqiptareve. Zografi i dyte, i vetedijshem se tradhetia e tij e larte do te marre ndeshkimin me ekzemplar, iu kthye qytetarit me gjuhen e njeriut qe, per shkak te aktit te tradhetise se larte kombetare, ka humbur kontrollin e vetes duke i thene qytetarit se ai meritonte nje pergjigje vençe.

Me kete rast, duke pergezuar qytetarin patriot, denoj me ashpersine me te madhe gjuhen kercenuese te Zografit te dyte ndaj qytetarit atdhetar dhe e paralajmeroj ate se per aktin e larte te tradhetise kombetare do te marresh ndeshkimin me te rende qe ekziston dhe meriton plotesisht o tradhtar!!

Ketu me poshte keni shkrimin e Gazetes Panorama per skandalin e Zografit te dyte! sb

Kryeministri Edi Rama si çdo ditë një pjesë të caktuar të kohës së tij ja kushton qytetarëve të ndryshëm që komentojnë në Facebook.

Edhe sot në një prej statuseve të tij, kryeministri Rama ka replikuar me komentues ku njërit prej tyre i është kthyer ashpër.

"Komentuesi e akuzon se po falet deti Greqisë, ndërsa Rama ja kthen se ai meriton një përgjigje vënçe siç thotë populli

Replikat

Komentuesi: A prandaj je duke ja falur detin ti se jane vllezeri dhe motrat e tuja po ato masakrat ne Cameri kush i beri a harrove o Edo ishe mire deri dje cpate tani

Rama: Ti dhe disa raciste te tjere ketu meritoni nje pergjigje vënçe kur thote populli, po kur e mendon njeriu pak me shume, ndjen thjesht keqardhje perballe agresivitetit te padijes suaj te thelle, keshtu Zoti te falte ty e ata si ty qe s’dine ç’flasin!…

Une s’jam duke shitur asgje prej gjeje, perkundrazi, dhe masakrat qe kujton ti s’kane piken e lidhjes me te pafajshmit qe vdesin e pervelohen nga zjarri, po kujt t’i flasesh, ty e atyre qe flasin si ti?! Eshte e kote, po te pakten hiqe ate majmunin nga faqja se e fyen."

Modifikuar më E Enjte, 26 July 2018 15:27
Login to post comments