×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandal/ Veliaj i nxorri emrin te lista, shkrimtari: Jam në Sofje, nuk kam firmosur

E Enjte, 26 July 2018 18:53

Lista e Erion Veliaj me firmëtarët “artistë” që i kërkojnë Presidentit Meta për të firmosur ligjin që i jep firmës “Fusha SHPK” rezulton të jetë e falsifikuar. I indinjuar, dhe në një reagim që vjen nga Sofje e Bullgarisë ku ndodhet prej një muaji, shkrimtari Stefan Çapaliku zbulon skandalin e falsifikimit që për Erion Veliajn është bërë e përditshme.
“I lumtur sa s'ka, qe mbas nje muaj qëndrimi ne Sofie, ne rezidencën e shkrimtareve dhe përkthyesve "Next Page", arrita te shkruaj vëllimin e trete te romanit tim "Secili çmendet simbas mënyrës se vet", mësoj se si ne atdhe çmendet dikush tjetër, qe shkruan për mua se qenkam bere pro shembjes se teatrit” shprehet shkrimtari në një postim në profilin e tij në facebook.
Pak kohë më parë , Erion Veliajt iu zbulua falsifikimi me listën e mbështetësve të shembjes së Teatrit. Ishte aktorja Pavlina Mani që mohoi se bashkëshorti i saj Pirro Mani të kishte firmosur një listë ët Veliajt. Pavlina tha asokohe se Pirro ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i shtruar në spital për shkak të një sëmundje.

Modifikuar më E Enjte, 26 July 2018 18:57
Login to post comments