Aktorja Roza Anagnosti ka qenë ditën e sotme e pranishme në qëndresën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar pas votimit të ligjit.
Duke folur përballë të pranishmëve Anagnosti u shpreh se është për rikonstruksionin e Teatrit. Më tej ajo u shpreh se ditën që u votua ligji është ndjerë shumë e dëshpëruar.
“Jam këtu për ato vlera që kam dhënë dhe ato emocione që i kam dhënë popullit tim. Unë jam këtu për të thënë dhe një herë se jam për rikonstruksionin e Teatrit. Partia ime ka qenë parti arti im, unë nuk kam qenë kurrë në asnjë parti. Këtu është kultura, historia, identiteti emisioni dhe shpirti njerëzor. Kam më shumë se 50 vjet që interpretoj në këtë skenë.
Ditën që u bë ai ligj në kuvend, u dëshpërova shumë. Nuk mendoj kurrë i majtë dhe i djathtë, unë mendoj vetëm publik.
Sa vjen më duket më i bukur në vjetërsinë e tij, kemi nevojë për një teatër klasik. Mendimi im është krejtësisht i sinqertë ne aktorët duhet të jemi pak patriotë. Ne në atë skenë kemi dhënë shumë për gjuhën shqipe”- u shpreh Anagnosti.