Babai i Gazmir Dacit kërcënon me emër atentatorin: Do ta mësojnë kush jam!

Premte, 27 July 2018 09:21

Xhelal Daci, të cilit iu vendos tritol gjatë natës në shtëpinë e tij në Kamëz, e ka treguar me emër se cilin person dyshon si atentator të sulmit ndaj tij. Xhelal Daci tha se autori i atentatoi me tritol është Saimir Kolaveri, vëllai i të ndjerit Valmir Kolaveri, të cilin e vrau i biri i tij Gazmir Daci. Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burg.

Xhelal Daci foli me telefon nga jashtë vendit,  ku ndodhej, për mediat në Tiranë dhe reshtoi një seri akuzash ndaj familjes Kolaveri, e cila sipas tij po hakmerrej për vrasjen e të birit. Ai kërcënoi rëndë se do të merrte masa vetë ndaj asaj familjeje në kushtet kur shteti nuk po bënte asgjë.

"Autori është Saimir Kolaveri. I bëj thirrje shtetit që të gjejë këta persona,se është rasti i katërt. Të mos mbrohen nga prokurori Arben Nela se e kanë njeriun e vet. Saimir Kolaverit nuk i kam bërë gjë. Çfarë kam për t'i bërë?!  Ne kemi kërkuar mbrojtje nga Policia, ata vijnë dhe ikin. Unë nuk kam me njeri konflikte përveç Kolaverit. Ai shkoi të më vrasë djalin në burg.

I bëj thirrje Kryeministrit dhe qeverisë që të marrë masa. I bëj thirrje dhe familjes Kolaveri se nuk ka punë me fëmijët dhe gratë, por me mua! Do t'ia "shpërblej", në atë mënyrë që do t'u ikë truri! 

Unë kam 7 muaj që kam dalë nga burgu dhe shteti ka thënë se do t'ju mbroj, por nuk ka bërë asgjë.

Nëse nuk merren masat, do t’i marr vetë! 

Përplasjet mes nesh kanë nisur për një vrasje. Përpara vrasjes kanë tentuar mua të vrasin në lokal. Unë i fala. Ata pas një viti i dolën djalit në rrugë dhe djali për vetëmbrotje vrau Valmir Kolaverin. Ata e përndiqnin djalin tim, sepse ata punonin me trafikun e qenieve njerëzore. Unë u thashë atyre që nuk ua jap djalin për atë punë. Do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Nuk kam frikë, le të quhet kërcënim! Do të bëjmë vetëgjyqësi kur shteti nuk merr masa.

Nuk kam frikë nga ndjekje penale. Djali është i dënuar me 35 vite burg dhe ma ka dënuar prokurori Arben Nela. Po kërcënoj se nuk duroj dot më tritolet e Saimir Kolaverit. Do të kthehem së shpejti dhe do ta mësojnë se kush është Xhelal Daci”-

Policia nga ana e saj dha vetëm një informacion paraprak: "Më datë 27.07.2018, rreth orës 01:36 në rrugën “Martin Cami”, në banesën e shtetasit Xh. D., ka ndodhur një shpërthim nga lëndë e dyshuar eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...