Dalin pamjet nga momenti kur një person ende i paidentifikuar ka vendosur tritolin në banesën e Gazmir Dacit.
Në pamjet filmike shihet se si një person, i veshur me bluzë me kapuç, largohet me vrap nga banesa e Dacit, i cili vuan dënimin për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit.
Shënon pikërisht ora 01: 31, kur kamera fikson momentin, ndërsa pak metra më tutje, autorin e pret një automjet në rrugën ‘Martin Camaj’, i cili largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes. Banesa e familjes Daçi ishte e pajisur me kamera sigurie, kjo edhe për shkak të konflikteve të hershme me familjen Kolaveri.
Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë u sekuestruan edhe nga policia, ndërsa shërbejnë si provë për të çuar në identifikimin e autorëve të ngjarjes. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Xhelal Daci, babai i Gazmirit, pohoi se i njihte autorët, ndërsa akuzoi publikisht se pas ngjarjes fshihet familja Kolaveri.
Po ashtu ai paralajmëroi se nëse shteti nuk ndërhyn të zbardhë ngjarjen, do të bëjë vetëgjyqësi.