Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, dhe bashkëshortja e tij, Helena, i kanë shprehur ngushëllimet familjes Demaçi për vdekjen e veprimtarit të shquar Adem Demaçit.
Në letrën e siguruar nga Klan Kosova, Ismail dhe Helena Kadare e cilësuan si tronditje të rrallë vdekjen e mikut të pazëvendësueshëm, të cilin e konsideruan “të domosdoshëm si rrallëkush për kombin”.
Ngushëllimi i dërguar familjes Demaçi:
“Të tronditur si rrallë herë në jetë, ju dërgojmë ngushëllimet tona për humbjen e Ademit të shtrenjtë, mikut të pazëvendësueshëm, të domosdoshëm si rrallëkush për ne dhe për kombin”.