“Ëndrra e tij e vjetër është qyteti të quhet ‘TiRama’. Këtë do psikopati taleban”. Ishte kjo deklarata e para pak minutave më parë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë blu.
“Ka para majftueshëm për teatrin e ri”, tha Basha, “ekziston edhe mundësia e ‘Piramidës’, është totalisht jashtë funksionit”.
Kreu i PD-së tha se kryeministri Edi Rama nuk ka interes për ndërtimin e një teatri të ri, por për gjashtë kullat që do të ndërtohen në pronën publike.