Sadri Abazi dhe “Hakmarrja për Drejtësi” po zaptojnë tokat në Bulevardin e ri

Premte, 27 July 2018 14:12

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u shpreh në konferencë për media se, Sadri Abazi, “Hakmarrja për Drejtësi” dhe bandat po zaptojnë tokat në Bulevardin e ri.

“Para se qeveria dhe bashkia të zaptoheshin nga Edi Rama dhe “Velina” e tij në bashki ekzistonte dhe plani, që ishte në Bulevardin e ri. Bulevardi i ri si një zgjatim i kryeqytetit krijonte hapësira, jo që t’i merrte Sadri Abazi, “Hakmarrja për Drejtësi” dhe bandat e tjera të lidhura me pushtetin… Ekziston dhe një mundësi e re, që është Piramida, që është plotësisht jashtë funksionit”, tha Basha.

Basha garantoi para mediave se, “nëse vihet dorë mbi Teatrin Kombëtar, mina apo rruspa, të njëjtën gjë e pret çdo projekt mafioz, minat ose rruspat! Ne do të bëjmë gjithçka për ta shmangur, por njoftimin do ta bëjmë publikisht me shkrim: Minat dhe rruspat i presin dhe kjo është më e pakta, se i pret një gjë më e rëndësishme, një kontroll që do t’u duket Vetingu si piknik. Që nga Bjorke Ingels, për të cilin po përgatitet padia penale këtu dhe ë Prokuroinë e Danimarkës deri tek blerësi më i rëndomtë i ndonjë prone të ngritur mbi këtë krim monstruoz”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...