Arsyeja pse shqiptarët kanë ose do të kenë probleme në tru

Diel, 29 July 2018 17:23

Ndotja e ajrit shkakton probleme në tru.

Nisur nga ky fakt Organizata Botërore e Shëndetësisë ke vendosur që ta përqendroje vëmendjen pikërisht tek ajri i ndotur që thithim çdo ditë. Mjeket neurologë thonë se demencia dhe aksidentet cerebrovaskulare ndikohen nga cilësia e ajrit.

“Janë aksidentet askulare e cerebrale, deri në 30% të rasteve ato ndikohen apo rëndohen nga cilësia e ajrit. Sëmundjet më degjenerative psh, demencat po shtohen jo vetëm nga plakja e popullatës por edhe nga fakti se ndotja e ajrit është e lartë.”-thotë shefja e neurologjisë në Tiranë, prof.dr. Jera Kruja.

Edhe pse nuk ka studime të mirëfillta, në vendin tonë, mjeket thonë se rastet e këtyre sëmundjeve vijnë në rritje.

Ekspertët e shëndetit publik, vënë në dukje se ajri i ndotur zvogëlon vëllimin trurit dhe shkakton plakje të parakohshme të qelizave.

Pasojat janë edhe më të rënda tek fëmijët e vegjël, pasi ka studime që e lidhin me autizmin apo zhvillimin psikomotor të fëmijës.

Ndikimi i ndotjes së ajrit në tru dhe në mushkëri ka rritur vdekshmërinë tek shqiptarët. Sipas statistikave, çdo vit vdesin 38 persona për 100 mijë banorë, ndërsa në gjithë boten regjistrohen 9 milionë vdekje me faktor ndikues ajrin e ndotur./Klan

Login to post comments