Policia e Shijakut ka arrestuar një persona të shpallur në kërkim dhe të dënuar me 7 vite e 10 muaj burg për dy vepra penale.
"Bëhet fjalë për Arben Haxhihyseni 48 vjeç, banues në Elbasan, i cili me vitin 2014 është shpallur në kërkim pasi është dënuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me 1 vit , 10 muaj e 15 ditë burg për veprën penale "Vrasja" parashikuar në nenin 76 të Kodit Penal", sqaron policia.
Po ashtu në vitin 2017, 48 vjeçare i shpallur në kërkim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë u dënua me 6 vite burg për veprën penale " Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim " parashikuar në nenin 109/b të Kodit Penal.
A.Haxhihyesi është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për ekzekutimin e vendimeve penale.